AC Milan ka arritur të fitojë me rezultat 1-0 si mysafir i Cagliarit në kuadër të xhiros së 30-të të Serie A.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Rossonerëve, ku edhe rastet ishtin të shumta, por përkundër kësaj, shifat mbetën 0-0.
Edhe në pjesën e dytë, kuqezinjët u treguan më të mirë se vendasit, ku golin e parë dhe të vetëm të takimit e shënoi Ismaël Bennacer në minutën e 59-të.
Ky ishte edhe goli i vetëm i takimit, ku edhe pse pati disa raste nga të dyja skuadrat deri në fund të ndeshjes, shifrat nuk ndryshuan dhe Milan arkëton tri pikë mjaftë të rëndësishme.
Me këtë fitore, AC Milan rikmerr sërish kreun e tabelës, duke grumbulluar 66 pikë, tri më shumë se Napoli e cila gjendet në vendin e dytë.
Ndërsa Cagliari gjendet në vendin e 17-të me 25 pikë, tri pikë më shumë se pozita e cila çon në rënien nga liga./Arbresh.info
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj