Shtëpia e Bardhë ka njoftuar sot për vizitën e Këshilltares për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Liz Sherwood-Randall në Kosovë gjatë kësaj jave, ku thuhet se ajo ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
Në komunikatën zyrtare, thuhet se gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Këshilltarja e Lartë është takuar me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti si dhe ka vizituar kampet “Liya” dhe “Bondsteel”.
“Dr. Sherwood-Ramdall ka përsëritur përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë rajonale, siç dëshmohet edhe përmes udhëheqjes së qëndrueshme të SHBA-së në misionin e NATO-s në Forcën për Kosovën (KFOR) dhe mbështetjes thelbësore për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), e cila vazhdon zbatimin e planit dhjetëvjeçar”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Po ashtu, thuhet se Sherwood-Randall ka shprehur falënderime të thella për Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti për përkrahjen e vazhdueshme në strehimin e refugjatëve afganë në Kampin “Liya”, për partneritetin kundër terrorizmit si dhe për aktet e solidaritetit me popullin ukrainas.
Begaj pret Këshillin Koordinues të Diasporës: Vota juaj ësht...
Jakup Krasniqi pati sot një vizitore të veçantë në Hagë, tak...
Estonezët të shqetësuar për të ardhmen e Ukrainës dhe rajoni...
Mickoski në takim me Kallas: Maqedonia meriton të ecë përpar...
Hovenier: Partneriteti i qëndrueshëm SHBA-Kosovë mbetet një ...
Rama takon komisioneren Kos: Mbështetëse e fortë e anëtarësi...