Jaroslava Mahuchikh, e cila u detyrua të linte shtëpinë e saj pas pushtimit rus të Ukrainës, tha se po luftonte për vendin e saj, pasi fitoi medaljen e artë në kërcimin së larti në Kampionatin botëror të atletikës në sallë në Beograd.
Kjo atlete 20-vjeçare, e cila është kampione aktuale evropiane në kërcim së larti dhe fituese e medaljes së bronztë në Lojërat Olimpike të Tokios, i kaloi ditët duke u fshehur në bodrum, përpara se të arrinte të udhëtonte me makinë deri në Serbi, duke përshkuar gati se 2000 kilometra për tre ditë, raporton Reuters.
Mahuchikh fitoi medaljen e artë me kërcimin prej 2.02 metrash, ndërkaq medaljen e argjendtë e fitoi australiania Eleanor Patterson dhe të bronztën Nadezhda Dubovitskaya nga Kazakistani.
“Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, familjen time, vendin tim”, tha Mahuchikh për BBC Sport.
“Nuk mendoj për garën, stërvitjet. Për mua, ardhja këtu ishte e vështirë – tre ditë me makinë – dhe kërcimi këtu ishte shumë i vështirë në aspektin psikik, sepse zemra ime ka mbetur në vendin tim”.
Mariya Lasitskene, e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike duke përfaqësuar Komitetin Olimpik Rus, u përjashtua nga gara pasi Atletika Botërore ndaloi pjesëmarrjen e atletëve dhe zyrtarëve nga Rusia dhe Bjellorusia.
Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera perëndimore, që atëherë kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, në një përpjekje për të ndaluar vuajtjet në Ukrainë.
Sanksionet zbatohen edhe për pjesëmarrjen e atletëve rusë në gara.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...