Google ADS

Inspektorati i Tregut has në mashtrime të çmimeve që janë bërë në disa markete

18:48 | 19 Mars 2022
A. B.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka treguar se ka vazhduar inspektimet përmes Inspektoratit të Tregut edhe gjatë ditëve të fundjavës, ku kanë hasur parregullsi sa i përket çmimeve rafte-arkë dhe mashtrime lidhur me zbritjet e reklamuar në disa produkte.

MINT përmes një postimi në Facebook ka shtuar se disa produkteve u ka munguar deklaracioni në gjuhën shqipe, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi.

Tutje, MINT i ka siguruar konsumatorët se Inspektorati i Tregut do të jetë aktiv në interest të mbrojtjes së konsumatorëve.

Lexoni postimin e plotë:

Inspektorati i Tregut i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) aktiv edhe gjatë fundjavës

MINT përmes Inspektoratit të Tregut ka vazhduar inspektimet edhe gjatë ditëve të fundjavës. Qëllimi i inspektimeve në këtë periudhë vazhdon të jetë verifikimi i çmimeve të produkteve bazike për shportën e konsumatorëve.

Gjatë inspektimeve të ditës së shtunë, Inspektorët e Tregut kanë hasur në parregullsi sa i përkët mospërputhjes së çmimeve raftë –arkë, mashtrimit lidhur me zbritjet e reklamuara dhe në disa produkte ka munguar deklaracioni në gjuhën shqipe, prandaj në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi.

MINT falënderon gjithë konsumatorët që vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Në të njejtën kohë i siguron konsumatorët se Inspektorati i Tregut do të jetë aktiv në interes të mbrojtjes së konsumatorëve, eliminimit të praktikave të padrejta tregtare, mbrojtjen e konkurrencës së drejtë dhe në bashkëpunim me inspektorët e tregut në komuna, do të vazhdojë inspektimet në tërë Kosovën dhe në çdo rast kur konstatohen parregullsi, do të merren masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi./arbresh.info/

Të ngjashme