Aktivistja serbe, Natasha Kandiq, e cila është edhe drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, ka reaguar lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në Serbi. Kandiq ka treguar se sa keq qëndron gjendja me pertendentët për pozitën e presidentit të Serbisë.
Ajo thotë se asnjë prej tyre nuk e pranon realitetin që Kosova është bërë shtet i pavarur që nga viti 1999-të.
“S’ka asnjë kandidat për president që e pranon realitetin- që Kosova është bërë e pavarur që nga viti 1999”, ka shkruar Kandiq.
Tutje ajo shton se të gjithë ata që po garojnë për t’u bërë president, janë kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO, dhe të gjithë janë kundër vendosjes së sanksioneve për Rusinë.
E irrituar, Kandiq thotë Serbia ka nevojë për një komedian.
“Të gjithë janë kundër anëtarësimit në NATO. Të gjithë janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Ne kemi nevojë për një komedian”, ka shkruar Kandiq.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?