Google ADS

Ekipet e shpëtimit në Mykolaiv të Ukrainës: Nuk e dimë sa njerëz janë bllokuar

16:35 | 19 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Një operacion shpëtimi është zhvilluar një kazermë ushtarake ukrainase në qytetin jugor të Mykolaiv, pas një serie sulmesh me raketa.

Ekipet e emergjencës thonë se kanë nxjerrë dhjetëra trupa nga rrënojat.

“Të paktën 50 trupa janë gjetur, por ne nuk e dimë se sa të tjerë janë në rrënoja”, tha një zyrtr i urgjencës.

Ai tha se jo më pak se 200 ushtarë ishin duke fjetur në bazë kur raketat goditën gjatë ditës së djeshme, raporton BBC, transmeton arbresh.info

Një burim i ka thënë BBC-së se të paktën 57 persona po trajtoheshin në tre spitale të ndryshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme