Google ADS

Thaçi thotë se merituan fitoren dhe ka ankesa në ndarjen e drejtësisë

15:52 | 19 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Malisheva dhe Gjilani kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së 26-të në BKT Superligë 0-0.

Ka qenë një sfidë shumë e luftuar nga dy skuadrat dhe me raste të mira shënimi.

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi ka folur pas ndeshjes duke thënë se krijuan raste të shumta dhe se merituan fitoren.

“Na bënë presion me topa të gjatë dhe kishim raste më të mira, realisht arritëm edhe të shënojmë, por ky është futbolli”.

“Nuk jam i kënaqur me barazimin sepse i patëm shanset ta fitonim ndeshjen. Sa i përket lojës, e përgëzoj Malishevën dhe Gjilanin, por sidomos lojtarët e mi. Po të ishim pak më konkret para portës do ta fitonim tërë ndeshjen. Megjithatë, barazimi është rezultat pozitiv”, tha Thaçi.

Tutje i pari i shtabit teknik të Malishevës deklaroi se u dëmtuan në këtë sfidë nga gjykimi.

“Rasti i penalltisë në minutën e nëntë është dashur të rishikohet. Në VAR ka qenë një gjyqtar që unë e respektoj si Dardan Çaka që është dashur ta lajmërojë gjyqtarin kryesor Gramos Shala për ta rishikuar VAR-in”.

“Shala është në fund të karrierës dhe i them që të gjykojë drejt dhe me nder”, tha trajneri i Malishevës.

Pas kësaj pike të fituar, Malisheva ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 33 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme