Ribashkohen Tuna dhe Patrisi

15:45 | 19 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Ata prej kohësh jetonin në distancë nga njëri-tjetri.

Çifti Tuna Sejdi dhe Patris Berisha, e kishin lënë statusin e tyre martesor disi të paqartë.

Megjithatë, duket se së fundmi ka të reja në jetën e tyre private, kjo pasi këngëtarja shkupjane dhe muzikanti nga Prishtina kanë vendosur t’i japin edhe nga një herë një shans njëri-tjetrit.

Lajmin e kanë konfirmuar bruimet e emisionit “Prive”, të cilët i kanë cilësuar si të vërteta lajmet që po qarkullonin prej ditësh në mediat rozë për një ribashkim të mundshëm mes tyre.

Raportohet se Patrisi është duke qëndruar thuajse me kohë të plotë te Tuna në Shkup.

Përpara ndarjes, dyshja kanë jetuar së bashku në një apartament në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Ata janë prindër të dy djemve: Tianit dhe Zenit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme