Malisheva dhe Gjilani kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së 26-të në BKT Superligën e Kosovës.
Përkundër që ishte një ndeshje shumë e luftuar me shumë raste shënimi, gola nuk pati gjatë 90 minutave.
Ishte minuta e nëntë e ndeshjes, kur vendasit kërkuan penallti, por pas rishikimit në VAR një gjë e tillë nuk ndodhi.
Përkundër rasteve të mira nga të dyja palët, pjesa e parë përfundoi me rezultat të bardhë o-0.
Vendasit ishin më kërkues edhe në pjesën e dytë, por pa arritur cakin të shënojnë pasi Enea Koliçi bëri disa pritje fantastike.
Me këtë barazim Malisheva vazhdon të qëndroi në pozitën e pestë në tabelë me 33 pikë, derisa Gjilani mbetet e dyta me 49 pikë.
Ndeshjen e radhës Malisheva luan në udhëtim te Dukagjini, derisa Gjilani luan derbin e xhiros në shtëpi përballë Ballkanit. /Telegrafi/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...