36 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në Kosovë brenda 24 orëve të fundit.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Sipas MSH-së në 24 orët e fundit janë dhënë 423 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton arbresh.info.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.463 doza të vaksinës. Deri më sot 819.198 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.158 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 948 testime, 36 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.
Poashtu MSH bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
“Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.093. Në total numri i rasteve aktive është 656”, njofton MSh./arbresh.info/
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata
Specialja sot urdhëron për zhdëmtimin e viktimave në rastin ...
Çitaku thërret konferencë për media
Sot bëhet përurimi i Parkut të Ulpianës, merr pjesë Rama
Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të tri projekteve n...