Lavrov: Raportet Rusi-Kinë do të forcohen

14:11 | 19 Mars 2022
L G

Raportet e Rusisë dhe Kinës do të forcohen si rezultat i situatës politike, tha ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Në një kohë kur Perëndimi hapur po minon të gjitha themelet mbi të cilat bazohet sistemi ndërkombëtar, sigurisht që ne – si dy fuqi të mëdha – duhet të mendojmë se si të vazhdojmë në këtë botë”, citohet të ketë thënë Lavror, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, Interfax.

Gjatë një bisede telefonike të premten, presidenti amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar liderin kinez, Xi Jinping për “implikime dhe pasoja” për Kinën nëse Pekini i ofron mbështetje Rusisë në luftën në Ukrainë, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Media shtetërore kineze ka raportuar se Xi e ka përshkruar luftën si diçka “që nuk është në interesin e askujt”, por aty nuk është përmendur asnjë kritikë e drejtpërdrejtë për presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas disa mediave amerikane, Rusia i ka kërkuar ndihmë Kinën për pajisje ushtarake për të mbështetur pushtimin e saj në Ukrainë, që e ka nisur më 24 shkurt./Rel/

Të ngjashme