Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka treguar arsyjen e largimit të vëllait të saj nga Kosova.
Duke folur për këtë çështje, Kusari-Lila ka thënë se vëllau i saj nga Kosova është larguar me qëllim të studimeve dhe aftësim professional.
“Nuk lidhet kjo çështje me jetën, ndoshta. Vendimi për të jetuar jashtë, mund të ketë nuance por nuk ka qenë vendimtare. Vendimtarja ka qenë largimi I tij për studime në vitin 2002, njejtë sikurse edhe shumë të rinjë tjerë. Prej SSHBA-ve ka ikur në Kanadë për zhvillim professional dhe akademik.”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo po ashtu ka deklaruar se mbështetja e saj për kodin civil nuk ka të bëjë më çeshtje personale por në besimin në të drejtat e njeriut.
“Bindja Ime, në një farë mënyre, prezantimi im nuk ka dashur të jem reflektim i situatës personal. Ky ka të bëjë ekskuzivisht ë besimin për të drejta për liritë elementare njerzore. Nuk duhet të bërë kalulime politike mbi faktin që jetojmë në një shoqëri konservatore dhe humbim vota nëse e mbështetitm këtë “ ka thënë Kusari-Lila./Kosovarja/
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...