Ndërsa Ukraina po mban zi për të vdekurit e saj, shumë karroca bosh janë rreshtuar në sheshin qendror me kalldrëm të qytetit të Lviv të premten për të përkujtuar fëmijët e vrarë në vend që nga pushtimi i Rusisë.
Bashkia e Lviv vendosi 109 karroca, si simbolikë për çdo fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës, sipas autoriteteve ukrainase, transmeton portal arbresh.info
Dy arusha pelushi të mbushur ishin vendosur në një karrocë fëmijësh blu të ndezur. Një vajzë e vogël e ulur në një stol mbante një flamur të vogël ukrainas.
Lviv në Ukrainën perëndimore ka tërhequr qindra mijëra ukrainas që kërkojnë strehim larg vijës së parë të luftës.
“Kujtoni fëmijët tuaj kur ishin të vegjël dhe rrinin në karroca si këto”, tha Zhuravka Natalia Tonkovyt, një shtetase kanadeze me origjinë ukrainase, e cila po kalonte, duke folur si për t’iu drejtuar nënave ruse.
“Disa (fëmijë) nuk do të futen në këto karroca sepse kanë vdekur. Krahasoni me fëmijët tuaj, mbani mend ndjenjat tuaja ndaj fëmijëve tuaj…Nuk dua të shoh më asnjë karrocë të zbazët”, shtoi ajo./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...