Rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik i vendit në këtë fazë të krizës globale do të ishte i mundur nëse Qeveria do të marrë kredi.
Por që këto mjete të shfrytëzoheshin vetëm për zhvillim ekonomik, si duke i subvencionuar normat e interesit për kompanitë si normën e doganave, TVSh-në etj, tha Musa Limani, ish dekan i Fakultetit Ekonomik si dhe ish-këshilltar politik i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Sipas tij, në asnjë mënyrë mjete e marra hua nuk guxojnë të shfrytëzohen për rritjen e pagave.“Kreditë paraqesin një faktor mjaft të rëndësishëm si mjete plotësuese për zhvillim ekonomik.
Kurse sa i përket huave ose kredive që duhet të marrin Qeveria jashtë nga bankat ose institucionet e tjera, unë mendoj që praktikohet ajo për zhvillimin ekonomik, që të mundësohet zhvillimi ekonomik.
“Në asnjë mënyrë nuk guxojnë ato mjete të shfrytëzohen për rritjen e pagave, ato do të kenë karakter destinues, fiks vetëm për zhvillimin ekonomik”. Në këtë mënyrë do të rriten mundësitë materiale që Qeveria të intervenoj nëpërmjet këtyre mjeteve, përmes instrumenteve të politikës së zbatuar ekonomike për arsye se në ekonominë e tregut Qeveria nuk ngrit fabrika. Mirëpo ndihmon me instrumentet e politikës fiskale duke subvencionuar normat e interesit. Për shembull, normën e doganave, TVSh etj.
Prandaj unë mendoj se këto janë format që munden që të ndikojnë në rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”.Përderisa njohësi i çështjeve ekonomike Erton Bega, tha se kreditë do të ndihmonin financimin e projekteve kapitale në Kosovës të cilat do të gjeneronin punësim.
“Qeveria një pjesë të buxhetit vazhdimisht e financon përmes borxhit publik dhe marrjes së kredive, qoftë jashtë, qoftë brenda Kosovës. Me projekt-buxhetin e këtij viti është e planifikuar që një pjesë e buxhetit të financohet përmes kredive. Kosova ka aktualisht borxhin në nivele të ulëta, flas për borxhin publik”.
“Prandaj, marrja e kredive nuk do të shkaktonte ndonjë problem të madh për buxhetin e Kosovës mirëpo do të ndihmonte në financimin e projekteve kapitale të cilat do të mund të gjeneronin punësim dhe punë për kompanitë të cilat merren me infrastrukturën publike. Prandaj, duke pas parasysh situatën aktuale në treg, ku ka vështirësi të ndryshme borxhi publik i cili është planifikuar me buxhetin e shtetit nuk do të sillte asnjë konsekuencë negative përkundrazi do të ndihmonte në implementimin e projekteve të cilat janë parapa me buxhetin e vitit 2022″.
Përderisa Limani tha se në këtë fazë qytetarëve duhet t’u lejohet t’i tërheqin mjetet nga Trusit, Bega thotë se kjo nuk duhet të ndodh.
Limani pohon se mjetet e Trusti dhe të fondit të privatizimit duhet urgjentisht të kthehen në sistemin bankar, krejt kjo që bankat komerciale të akordojnë kredi me kushte shumë të volitshme, për prodhim qoftë e për konsumator.
“Sipas rregullores dhe akteve të tjera normative që i ka Trusti, pa dal në pension nuk mundesh t’i tërheqësh këto mjete dhe me rastin e daljes në pension mundesh t’i tërheqës vetëm një sasi me këste aq sa e cakton bordi i Trustit. Unë plotësisht nuk pajtohem me atë për arsye se këto janë kursime individuale. Prandaj personi në raste të veçanta sikurse që është tani, çështja e ngritjeve të çmimeve.
Individi ka nevojë për mjete, atëherë mjetet e tij individuale, nuk janë të grupit të punëtorëve dhe ai mund t’i tërheq për shkak se gjendet në një krizë kurse Trustin nuk i lejon. Unë mendoj që Qeveria duhet të marr vendim t’i urdhëroj trustit që një sasi të mjeteve munden ta shfrytëzojnë të gjithë ata të cilët kanë kursime në Trust”.“Mjetet e Trustit të pensionistëve dhe mjetet e fondit të privatizimit duhet urgjentisht të kthehen në sistemin bankar të Kosovës.
Në këtë rast, rritet vlera e tregut të kapitalit ku këto mjete duke mos ua ndryshuar destinimin të deponohen në Bankën Qendrore. Banka Qendrore i shpërndan në banka komerciale dhe kështu që bankat komerciale kanë kapital dhe mund të akordojnë kredi me kushte shumë të volitshme, më të volitshme se tani, qoftë për prodhim qoftë për konsumator”.
Kurse Bega për Ekonomia Online thotë se nuk është momenti i lejimit të tërheqjes së fondeve pensionale, ngase sipas tij, shtimi i parave në treg do ta stimulonte edhe më tej rritjen e çmimeve.“Së pari fondet pensionale janë fonde të cilat qytetarët i paguajnë për të pasur një pleqëri më të dinjitetshme. Tani nuk është rasti që të ndërdyhet në fondet pensionale përmes lejimit të tërheqjes së fondeve tani, duke e pasur parasysh që problematikat të cilat ballafaqohet sot tregu nuk kanë të bëjnë me konsumin por kanë të bëjnë me inflacionin”.
“Në rastet kur kemi një inflacion shtimi i parave në treg do ta stimulonte edhe më tej rritjen e çmimeve prandaj do të ishte hap i gabuar nëse do të shkohej në këtë drejtim dhe të mundësohej një ritërheqje e dytë e fondeve pensionale. Duke e pasur parasysh që rrethanat kur është pranuar një gjë e tillë ndryshojnë me rrethanat e tanishme të cilat ndodhen në ekonominë e Kosovës”.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...