Rusia e detyruar të ndryshojë taktikat, thotë inteligjenca e Britanisë së Madhe

07:56 | 19 Mars 2022
Trina Galanxhi

Ministria e Mbrojtjes në Britani të Madhe ka dhënë përditësimin e inteligjencës mbi situatën në Ukrainë, duke paralajmëruar se një ndryshim në taktikat ruse mund të rezultojë me më shumë vdekje civilësh.

“Kremlini deri më tani ka dështuar të arrijë objektivat e tij fillestarë”, postoi ministria në Tëitter, duke shtuar se Rusia ishte “ e habitur nga përmasat e Rezistencës së Ukrainës”, transmeton portal arbresh.info

“Rusia është detyruar të ndryshojë qasjen e saj operacionale dhe tani po ndjek një strategji të rrënimit”, thotë ai.

“Kjo ka të ngjarë të përfshijë përdorimin pa dallim të fuqisë së zjarrit që rezulton në rritje të viktimave civile, shkatërrim të infrastrukturës ukrainase dhe intensifikim të krizës humanitare”, thuhet tutje në raport./arbresh.info/

https://twitter.com/DefenceHQ/status/1505064029232025600?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1505064029232025600%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.co.uk%2Fnews%2Flive%2Fworld-europe-60802572

Të ngjashme