Disa episode janë zbardhur nga dosja e prokurorisë italiane ku tregohet si bashkëpunonin shqiptarët e arrestuar në Itali, mes tyre Elsa Lila.
Në këtë episod përmenden Arind Boçi, Gjino Lleshaj, Francesk Ndreka teksa marrin qese të mëdha të zeza që dyshohet se janë lëndë narkotike. Abcnews.al ka siguruar edhe pamjet kur Boçi me zarfe argjendi në dorë shkon të marrë qeset e zeza.
Kjo dojse flet për episodet e monitoruara më 16.07.2019 janë në parkingun e makinave në Via Padre Antonio Coçhi. Anëtarët e grupit kriminal në fakt kanë përdorur të ashtuquajturat telefonat e koduar dhe për këtë arsye nuk ishte e mundur të identifikoheshin kanalet dhe metodat e mëtejshme të furnizimit të drogës.
Elsa Lila u arrestua pasi dyshohet se bën pjesë në një organizatë kriminale që merrej me shitjen e drogës. Sipas tyre, grupi përbëhet nga 13 persona, italianë dhe shqiptarë ndërsa drejtues i grupit rezulton një shqiptar, i cili është i shpallur në kërkim jashtë vendit ndërsa anëtarët e tjerë kishin rolin e furnitorëve. Në krye të kësaj organizate ishin italianët Vivas Caffè dhe Antica Sapori di Acilia, Fabrizio Capogna dhe boksieri shqiptar Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, të cilët takonin klientë dhe personalitete të kalibrit të rëndësishëm kriminal. Bardhi është i ngushtë i Arben Zogut, 40 vjeç, i njohur si ultras i ekipit të Lacios. Zogu i cili njihet me emrin “Riçardino” u dënua me 20 vite burg me akuzën e përfshirjes në trafikun e drogës.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...