Ukraina dhe Bashkimi Evropian nuk kanë qenë kurrë më afër, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke iu drejtuar Forumit të 8-të të Kohezionit në një video-mesazh, Von der Leyen siguroi popullin ukrainas se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë vendin dhe të mirëpresë refugjatët pasi “ata janë pjesë e familjes evropiane”.
“Ukraina dhe BE-ja nuk kanë qenë kurrë më afër”, tha ajo duke theksuar se imazhet e evropianëve që mirëpresin refugjatët ukrainas “tregojnë shpresë” pranë skenave “shkatërruese” të luftës.
Von der Leyen theksoi se KE-ja prezantoi javën e kaluar një paketë që u lejon vendeve anëtare të BE-së të përdorin fondet e kohezionit për të “mirëpritur refugjatët ukrainas shpejt dhe në mënyrë njerëzore”, duke ngritur qendra pritjeje, spitale të lëvizshme dhe duke ofruar arsim, trajnim gjuhësor dhe mbështetje për punësim.
BE-ja mirëpret shumicën e 3.2 milionë ukrainasve që u larguan nga vendi që kur Rusia filloi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt.
Sipas OKB-së, mbi 1.97 milionë ukrainas ikën në Poloni, 509 mijë në Rumani, 291 mijë në Hungari dhe 235 mijë në Sllovaki.
BE-ja vendosi të dërgojë 500 milionë euro (550 milionë dollarë) ndihmë humanitare në Ukrainë dhe miratoi katër paketa sanksionesh që nga fillimi i krizës.
Masat përfshijnë ndalimin e eksportit të mallrave luksoze në Rusi, duke synuar presidentin rus Vladimir Putin, kryediplomatin Sergej Lavrov, oligarkët dhe oficerët ushtarakë si dhe përjashtimin e bankave ruse dhe bjelloruse nga sistemi bankar ndërkombëtar SWIFT dhe ndalimin e transmetimit të mediave Sputnik dhe RT.
Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje pa leje
Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largoh...
Arrestohen katër persona në Shipol për kontrabandim me emigr...
Kanosi zyrtarët policor, arrestohet një grua në Pejë
Vdes motra e Adem dhe Hamëz Jasharit
Rama publikon pamjet nga Korridori VIII: Po punohet në disa ...