Karim Benzema nuk është ende i përjashtuar për El Clasico e së dielës kundër Barcelonës, por Real Madrid aktualisht beson se sulmuesi i tyre ka 40 për qind shanse për të marrë pjesë në ndeshjen në “Santiago Bernabeu”.
Carlo Ancelotti nuk do të rrezikojë me Benzeman, pasi prioriteti i Real Madridit është të sigurohet që francezi të jetë plotësisht i gatshëm për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.
Los Blancos janë aktualisht 10 pikë përpara Sevillas së vendit të dytë në La Liga dhe 15 pikë më shumë se Barcelona e vendit të tretë.
El Clasico është çelësi i Real Madridit për të fituar titullin në La Liga, por Los Blancos preferojnë që Benzema të humbasë ndeshjen kundër Barcelonës sesa ndeshjen me Chelsean.
Lajmi i mirë është se nga ekzaminimet mjekësore rezultoi se lëndimi i Benzemas është i lehtë.
Ndërkohë, Ancelotti do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e tij, përveç Ferland Mendy, i cili është lënë jashtë fushës me një goditje.
Bale u stërvit në ambiente të mbyllura të premten, por nuk po vuan nga ndonjë dëmtim.
Seanca e fundit stërvitore përpara El Clasico do të zhvillohet të shtunën.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...