Pa dyshim që Shqipëria e futbollit po merr një vëmendje të veçantë këto kohë në mbarë kontinentin, teksa edhe ditën e sotme ishte në qendër të skenës së madhe të futbollit europian, pasi u hodh shorti i kompeticionit UEFA Europa Conference League, me finalen që do të luhet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 25 maj.
Mbrëmjen e kaluar u mësuan edhe tetë ekipet që kanë kaluar në çerekfinalen e këtij kompeticioni, ndërsa këtë të premte u përcaktuan edhe katër çiftet e fazës së 1/4, si dhe çiftet e fazës së gjysmëfinaleve.
I pranishëm në këtë short ishte ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i cili së bashku me zyrtarët e UEFA-s ka tërhequr goglat që kanë përcaktuar edhe çiftet e kësaj faze, teksa në lojë ende janë 8 skuadra të mëdha të kampionateve europiane si: Roma, Leicester City, Marseille, Feyenoord, PSV, Bodø/Glimt, SK Slavia Praha, PAOK.
Në një prononcim të shkurtër përpara nisjes së shortit, Cana u shpreh se Shqipëria po përgatitet maksimalisht për të pritur këtë finale historike dhe madhështore. “Kjo është hera e parë që ne presim një finale të këtij niveli dhe me ndihmën e UEFA-s po përgatitemi. Stadiumi është absolutisht i mrekullueshëm. Njerëzit mund të vizitojnë shumë gjëra në Tiranë dhe do të jenë të mirëpritur. Organizimi i finales së parë të këtij kompeticioni është një nder i madh për ne dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë”- tha Cana në fjalën e tij.
Goglat kanë përcaktuar edhe çiftet e skuadrave që do të përballen me njëra-tjetrën, për të siguruar një biletë për në çerekfinale dhe më tej në gjysmëfinale që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj të këtij viti, në stadiumin kombëtar “Air Albania”.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...