Të hënën dalin në shitje biletat për të parë nga afër ndeshjen: Kosova-Burkina Faso, ky pritet të jetë çmimi

17:38 | 18 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Me 24 mars Kombëtarja e Kosovës në futboll rikthehet në aksion me një ndeshje miqësore e cila luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

“Dardanët” do të ndeshen me Burkina Fason, sfidë kjo që i paraprinë miqësores tjetër që luhet me 29 mars ku ndeshën Zvicra e Kosova.

Biletat në treg do të dalin diten e hënë, ndërsa çmimi i tyre nuk do të ndryshojë shumë nga ato që ishin në të kaluarën, 15, 10 dhe 5 euro.

Të kujtojmë, se me masat e reja të apklikuara nga Qeveria në stadium lejohen tifozët me kapacitet të plotë, gjë kjo që i ka munguar ‘Dardanëve’ tash e dy vite.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme