Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë më datë 3 prill, pas takimit me kancelarin austriak, Karl Nehammer.
Kurti tha se Nehammer nuk u diskutua veçanërisht për zgjedhjet e Serbisë, por tha se në Kosovë dëshiron që të respektohet Kushetuta, ligji dhe rezoluta e datës 15 janar të këtij viti.
“Ne dëshirojmë që në Kosovë të respektohet Kushtetuta, ligji dhe rezoluta e 15 janarit të këtij viti dhe nuk duam të ia pamundësojmë qytetarëve të Kosovës që kanë pasaportë të Serbisë të drejtën e tyre të votës”, ka thënë Kurti, njofton Klankosova.tv.
Më tej, i pari i qeverisë tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me ShBA-të, Brukselin, ambasadat e vendeve të QUINT-it e kryeqytet evropiane në lidhje me këtë, teksa shtoi se nuk beson se më 3 prill do të ketë incidente në vend.
“Mund të ketë ndokush që dëshiron destabilizim, incidente por këtë nuk do ta gjeni në radhët e popullit e as të institucioneve të Kosovës”.
“Besojmë se nuk do të ketë problem dhe ata që mund të paramendojnë ose tentojnë, nuk do të mund të kenë sukses. Kemi nevojë për paqe në Ballkan dhe dita e 3 prillit nuk besoj se do të jetë ndryshe”, ka thënë Kurti në konferencë për media.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...