Përzgjedhësi i Përfaqësuese së Kosovës, Alain Giresse e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.
Dardanët do të luajnë kundër Burkina Fasos më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih.
Për këto dy ndeshje, Alain Giresse, i cili do të debutoj si përzgjedhës i Kosovës, ka publikuar listën e të ftuarve.
Në listë janë të ftuar 23 futbollistë dhe nuk ka ndonjë befasi të madhe, përveç ftesës së Emir Sahitit, shkruan telegrafi.
Mungesa e madhe është Arbër Zeneli, i cili thuhet se ka pësuar përsëri një dëmtim, ndërsa Bersant Celina mungon për arsye private.
Pjesë e listës janë edhe senatorët si Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Valon Berisha.
Trajneri francez më 21 mars do të paraqitet në konferencë për media në orën 11:00 në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë do të mbahet më 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 16:00.
Lista e Kosovës për ndeshjet e marsit
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...