Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të premten se puna e shpëtimit ishte duke vazhduar në vendin e një teatri të bombarduar në Mariupol nga ku deri më tani janë nxjerrë të gjallë 130 persona.
Në një adresë në internet, Zelenskiy tha gjithashtu se granatimet nga forcat ruse vazhduan për të parandaluar autoritetet që të krijojnë korridore efektive humanitare në qytetin port të rrethuar në Ukrainën jugore, transmeton arbresh.info.
Avokati i Popullit i Ukrainës për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova, tha më herët se 1,300 njerëz janë ende në bodrumin e Teatrit Rajonal të Dramës në Mariupol.
Deri më tani 130 njerëz janë shpëtuar nga rrënojat pasi ndërtesa u godit nga një sulm ajror rus të mërkurën.
Autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të japin një përditësim të mëtejshëm mbi shifrat e publikuara dje se sa njerëz i mbijetuan sulmit në teatrin, ku besohej se ishin strehuar qindra civilë, përfshirë fëmijë dhe të moshuar./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...