Kryetari Hamza dhe ministri Aliu vizitojnë fabrikën e riciklimit në Mitrovicë

15:26 | 18 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Edison Tërnava, si dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, thuhet në një komunikatë për media.

Ata kanë biseduar për realizimin e projekteve të cilat do të zhvillohen në Komunën e Mitrovicës, mundësinë e bashkëfinancimit, si dhe për projektet tjera të bashkëpunimit në të ardhmen.

Pas këtij takimi, kryetari Hamza dhe ministri Aliu kanë vizituar edhe objektin e fabrikës së reciklimit të mbeturinave në fshatin Frashër, me ç’ rast kanë diskutuar për mundësinë e dinamizmit dhe të rritjes së punëve në funksionalizimin e plotë të kësaj fabrike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme