Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish protestën për rritjen e çmimeve. Kreu i qeverisë e cilësoi edhe njëherë si turp reagimin e qytetarëve. Rama përsëriti se protestat janë në avantazh të Kremlinit dhe i shërbejnë Vladimir Putinit, duke theksuar se pasojat e luftës reflektojnë krizë çmimesh.
“Thelbi në këtë përpjekje tonën është që ne nuk mund ti bëjmë të gjitha ato që do duheshin për të mos ndjerë se këtu ka luftë. Problemi është se lufta me bomba për ne është në televizor, ama është e kotë dhe kundër produktive që ne të mos e pranojmë të gjithë ë bashku dhe të mos ndahemi për hir të ca delirantëve dhe sharlatanëve që duan ta shfrytëzojnë këtë situatë që të jemi bashkë të gjithë në fakte. Për momentin është reale, godet drejtpërdrejtë ekonominë. Basti i atij zotërisë në Kremlin është i qartë aftësia për durim mes atyre që ndjekin atë pas dhe opinioneve publike në botën demokratike. Kush do ta ketë aftësinë të durojë më shumë.
Ndërkohë që ata janë nën sanksione dhe bota demokratike është në presionin e çmim,eve që rriten. Protesta janë në avantazh të tij. Por protesta sa hap e mbyll sytë. Mu kujtua sot që kur ne ramë dakord që duhet ta lajmërojnë krizën dhe unë dola , po këta pas asaj thirrën njerëzit në protestë se do të rritet çmimi i energjisë, ndërkohë që unë thashë do ta mbroj konsumatorin e vogël. Nxjerrje kunje është kjo, duke turpëruar vendin. Kaluan 10, 20 ditë, qeveria nuk po je shenjë, ok atëherë. Po kur qeveria thotë ne jemi këtu dhe kemi bërë këtë deri tani, të vraposh të dalësh rrugëve dhe ta bësh Shqipërinë të vetmin vend, akoma sot ku në mes të kryeqytetit protestohet si alieno është turp, shumë turp”, tha Rama.
Sakaq, në një deklaratë për shtyp ditën e sotme grupi iniciator paralajmëroi se protesta e nesërme do të jetë masive si ajo e javës së kaluar. Madje ata paralajmëruan përshkallëzim, pasi sipas tyre masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme për të menaxhuar krizën./lapsi.al/
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Hamza sot takohet me diasporën në Zvicër