Dekreti i miratuar së fundmi nga Qeveria do të ketë emblema dygjuhëshe vetëm për shërbimet në nivel lokal, ku gjuha zyrtare është shqipja, thotë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
“Aty ku bëhet fjalë për nivel lokal, do të thotë stemat e uniformës në nivel lokal në qytetet ku gjuha zyrtare është shqipja. Pra, nuk do të ketë asnjë ndryshim në shërbimet qendrore që i referohen gjithë vendit në sferën e uniformave, përkatësisht në njësinë “Tigra” dhe në njësinë për shpërndarje të shpejtë”, tha Spasovski.
Ai shtoi se për realizim është lënë një periudhë prej një viti sepse ka procedurë për shpenzimin e parave buxhetore.
“Ne duhej t’i respektonim ato hapa dhe për këtë arsye legjislacioni në këtë pjesë ka ndryshuar. Kemi pasur një periudhë një vjeçare të harmonizimit për të kryer procedurat. Pra, kjo është një punë normale që po zbatohet, nuk ka asgjë të re në këtë fushë që do të shkaktonte ndonjë problem tjetër”, tha Ministri i Brendshëm./Telegrafi/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?