Shtatë pacientë me oksigjeno-terapi në ShSKUK

11:19 | 18 Mars 2022
V. S.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 14 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.

Sipas raportit 24 orësh të ShSKUK-së bëhet e ditur se shtatë pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse dy pacientë janë në mjekim intensiv.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, gjashtë pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, dy pacientë

Klinika e Pediatrisë , dy pacientë

Spitali i Pejës, tre pacientë

Spitali i Prizrenit , një pacient./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme