Google ADS

Ministri i brendshëm slloven, Alesh Hojs për vizitë në Shkup

09:34 | 18 Mars 2022
V. S.

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë, i kryesuar nga ministri Alesh Hojs sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

Pritja zyrtare e ministrit slloven Hojs nga nikoqiri i tij, Oliver Spasovski, do të mbahet në rrethin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas çka do të pasojë takim pune i delegacioneve të dy ministrive, njoftojnë nga MPB.

Pas takimit të punës, delegacionet do të nisen për në Klubin e deputetëve, ku ministrat e punëve të brendshme Spasovski dhe Hojs do të nënshkruajnë një marrëveshje për luftë kundër tregtisë me njerëz, pas çka do të pasojnë edhe deklarata për media./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme