Qeveria gjermane ka marrë vendim që të lehtësojë kufizimet e saj pandemike, edhe pse vendi ka arritur një rekord të ri infektimesh.
Agjencia gjermane e kontrollit të sëmundjes raportoi 294,931 raste të reja në 24 orët e fundit. Instituti Robert Koch tha se ka pasur edhe 278 vdekje të tjera të lidhura me COVID, duke e çuar numrin e përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë në 126,420, shkruan AP, transmeton portal arbresh.info
“Tani po hyjmë në një fazë të re të pandemisë në të cilën ne, si pothuajse të gjitha vendet tona fqinje, mund të bëjmë pa shumicën e masave mbrojtëse”, tha kancelari Olaf Scholz pas një takimi me 16 guvernatorët e shteteve të Gjermanisë.
Vendimi për t’i dhënë fund shumë kufizimeve të Covid-19, duke përfshirë kërkesat për të mbajtur maskë në mjedise publike dhe për të kufizuar spektatorët në stadium, u kritikua nga disa guvernatorët gjermaë, të cilët thanë se ende infeksionet janë në rritje.
Ekspertët thonë se të dhënat e lëvizshmërisë tregojnë se njerëzit po takohen gjithnjë e më shumë me të tjerët, duke lehtësuar përhapjen e virusit. Rritja nxitet gjithashtu nga nënvarianti omikron shumë i transmetueshëm i njohur si BA.2 dhe që tani përbën gjysmën e rasteve me Covid në Gjermani.
Përpos Gjermanisë, edhe Italia ka marrë vendim që të lehtësojë kufizimet për shkak të Covid-19./arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...