Teologu, Drilon Gashi ka deklaruar se në Kuran nuk ka asnjë ligj që dënon personat me preferenca të njëjta seksuale.
Gashi ka thënë se është hera e parë që dëgjon se në fenë islame kjo çështje është edhe parim fetar.
Ai thotë se këto dallime i kanë bërë dijetarët islam gjatë historisë, transmeton arbresh.info.
‘Që është parim fetar, është hera e parë sonte që e dëgjova. A ka mendime tjera brenda librave të sheriatit që e konsiderojnë homoseksualitetin zina, ose ata janë të mallkuar prej Zotit, unë nuk e di që është parim fetar kjo. Nuk ka dënim sheriatik ndaj atyre që e kryejnë një gjë të tillë. Në Kuran nuk ekziston një ligj që i dënon këta persona. Kjo ka qenë një divergjencë që e kanë dhënë dijetarët islam gjatë historisë për shkak me ruajt familjen dhe e kanë konsideruiar si tradhti bashkëshortore”, tha Gashi në Kanal10.
Bashkësia Islame e Kosovës, suspendoi më pas, në 2019’tën pati shkarkuar nga puna imamin e xhamisë Nur në Vitomericë të Pejës, Drilon Gashin, për shkak të pikëpamjeve të tij./arbresh.info/
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues