Google ADS

48 jetimë nga Ukraina do të strehohen në Britani të Madhe

00:40 | 18 Mars 2022
Trina Galanxhi

Një grup jetimësh ukrainas të evakuuar nga vendi i tyre i shkatërruar nga lufta nga një organizatë bamirëse skoceze do të udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe, ka konfirmuar Sekretari i Brendshëm, një ditë pasi qeveria u kritikua për ‘pengimin’ e mbërritjes së tyre.

Priti Patel tha se 48 fëmijëve, të cilët u morën nga Ukraina dhe u vendosën në Poloni pas pushtimit të Rusisë, u është dhënë drita jeshile për të udhëtuar drejt Britanisë, transmeton portal arbresh.info

Kjo vjen pasi udhëheqësi i SNP Ëestminster, Ian Blackford ngriti gjendjen e tyre në Parlament të mërkurën, duke thënë atëherë se Zyra e Brendshme ishte ‘pengesa e vetme’ për t’i sjellë ata të sigurtë në Britani të Madhe.

Qeveria e Britanisë së Madhe kishte ngecur në lëshimin e vizave për fëmijët, pasi asnjëri prej tyre nuk ka pasaportë, ndërsa ka kërkuar më shumë informacion mbi mbrojtjen.

Fëmijët aktualisht janë strehuar në një hotel në Nzin, në Poloninë veriore, ku stafi ka ngritur një kinema dhe një zonë lojrash për ta.

Mediat britanike kanë paralajmëruar sot se refugjatët ukrainas që ikin nga lufta “mund të vdesin përpara se të lejohen të hyjnë në Britani të Madhe” shkak të burokracisë së tmerrshme.

Rreth 25,000 aplikime për programin e familjes së Ukrainës janë dorëzuar tashmë, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë regjistruar në skemën e veçantë.

Britania e Madhe ëhstë në pritje të një fluksi të madh refugjatësh nga Ukraina./dailymail/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme