Google ADS

Putin arreston shefin e tij ushtarak, jep dorëheqje kryetarja e Bankës Qendrore

00:31 | 18 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidenti Vladimir Putin ka arrestuar shefin e tij ushtarak, ndërkohë që krerja shumë e respektuar i Bankës Qendrore Ruse ka dhënë dorëheqje.

Kryetarja e Bankës Qendrore Ruse, Elvira Nabiullina, 58, thuhet se ka dorëzuar dorëheqjen e saj mes pretendimeve se ajo iu kundërvu Putinit për luftën e tij në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në javën e tretë, transmeton portal arbresh.info

Ndërkohë, gjenerali Roman Gavrilov, zëvendës-shefi i njësisë së Rusisë Rosgvardia, e cila ishte maja e shtizës së shtytjes së parë në territorin ukrainas, është arrestuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Federatës Ruse, raporton Daily Star.

Sipas Christo Grozev, një gazetar investigativ bullgar, arsyeja e arrestimit është e paqartë.

Besohet se ai është arrestuar për “rrjedhje të informacionit ushtarak që dërgoi në humbje të jetëve”.

Raportet nga mediat ndërkombëtare sugjerojnë se zyrtarë të ndryshëm tashmë kanë filluar të sfidojnë Putinin, pasi sanksionet e vendosura nga Perëndimi kanë filluar “të kafshojnë” Rusinë.

Dorëheqja e kreut të Bankës Ruse thuhet se ka ardhur pasi ajo debatoi privatisht me Putinin për shkatërrimin me të cilin u përballën rusët nga sanksionet perëndimore që ai nuk e priste të ishte aq serioz.

Ish-këshilltarja ekonomike e liderit të Kremlinit besohet se i ka thënë Putinit se sanksionet e kanë zhytur ekonominë ruse në greminë.

Dorëheqja e saj përbën një goditje të madhe për Putinin dhe sinjalizon një krizë të thelluar në ekonominë ruse, e cila ka parë rënien e rublës dhe humbjen masive të lidhjeve financiare ndërkombëtare.

Ajo respektohet si në Moskë ashtu edhe në Perëndim si një teknokrate shumë kompetente, një nga bankierët qendrorë më të mirë në botë që e ka udhëhequr Rusinë përmes stabilitetit relativ edhe në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve me Perëndimin./arbresh.info/

Të ngjashme