Macron: Konflikti në Ukrainë i dha NATO-s një “goditje elektrike”

23:46 | 17 Mars 2022
Trina Galanxhi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës i ka dhënë “goditje elektronike” aleancës së NATO-s.

Macron shtoi se lufta në Ukrainë “i dha NATO-s një qartësi të re strategjike që i mungonte”, transmeton portal arbresh.info

Emmanuel Macron, duke folur me gazetarët ndërsa nisi fushatën e tij për rizgjedhje, po iu përgjigj një pyetjeje nëse i vinte keq që e përshkroi NATO-n si “tru të vdekur” para dy viteve.

“Rusia na ka bërë një thirrje zgjimi”, tha Macron. “Gjithmonë kam konsideruar se kemi nevojë për një sqarim strategjik dhe jemi në proces për ta marrë atë. Ngjarjet në Ukrainë i dhanë NATO-s atë qartësi sepse e ktheu atë në origjinën e saj”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme