Google ADS

Kush janë batalioni Azov që mbron Mariupolin?

23:26 | 17 Mars 2022
Trina Galanxhi

Për javë të tëra, qyteti port jugor i Mariupolit i ka rezistuar sulmeve të forcave ruse, duke u mbrojtur nga një batalion nacionalistësh prej 800 vullnetarësh.

Batalioni Azov u formua për t’i rezistuar separatistëve të mbështetur nga Rusia që pushtuan zonat e Ukrainës lindore në vitin 2014. Ai e ka marrë emrin nga Deti i brendshëm i Azov, mbi të cilin shtrihet Mariupol, transmeton portal arbresh.info

Për ukrainasit këta janë mbrojtës heronjë, të cilët janë vënë në përballje me forcat e shumta ushtarake ruse.

Në Mariupol dyshohet se mbi 2 mijë civilë janë vrarë nga sulmet e forcave ruse dhe janë dëmtuar rreth 90 përqind të ndërtesave.

Për Rusinë ata janë neo-nazistë dhe origjina e tyre qëndron në një grup neo-nazist të quajtur Patriot i Ukrainës. Ata mbajnë shenja pagane Ëolfsangel, e cila përdorej nga njësitë famëkeqe naziste SS dhe favorizohet nga neo-nazistët.

Por batalioni thotë se përfaqëson thjesht shkronjat e para të sloganit Ideja Kombëtare.

Udhëheqësit e vjetër, ekstremistë të vullnetarëve të Azov tani janë zhdukur dhe batalioni tani është pjesë e Gardës Kombëtare të Ukrainës, nën mbikëqyrjen dhe komandën formale të qeverisë.

Në vitet e fundit, Ukraina ka goditur neo-nazistët dhe në Parlament nuk ka asnjë parti nacionaliste.
Batalioni aktualisht tërheq një përzierje të gjerë nacionalistësh, ultranacionalistësh dhe të rinjsh të tjerë të bashkuar nga një urrejtje për Rusinë. Gjysma e tyre vijnë nga lindja dhe shumë janë rusishtfolës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme