Katër persona kanë mbetur të lënduar mbrëmjen e sotme në një aksident të rëndë që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë.
Policia e Kosovës për arbresh.info, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në ora 19:00, më saktësisht në Komoran, ku janë përfshire dy kamionë dhe një furgon.
“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësia policore nga vendi i ngjarje njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete (dy kamionë e një furgon)”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi poashtu ka bërë të ditur se deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore katër persona të cilët ishin të përfshirë në aksident.
Poashu ka bërë të ditur se drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë është i bllokuar. /K.G/arbresh.info/
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë