Eksportet shqiptare kanë shënuar rekord në këtë fillim viti, të ndihmuara nga kriza e çmimeve.
Sipas të dhënave të INSTAT, për dy muajt e parë eksportet arritën në 72 miliardë lekë (rret 580 mln euro), duke pësuar një rritje prej 49% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Peshën kryesore në rritjen e eksporteve e kanë dhënë mineralet, lëndët djegëse, por edhe veshjet dhe këpucët.
INSTAT konstaton se rritje kanë pësuar edhe importet, gjithashtu të ndikuara nga kriza. Mallrat që siguruam nga jashtë për dy muajt e parë të këtij viti kapën vlerën e 124 miliardë lekëve me rritje 26.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Sipas ekspertëve një vlerë e tillë kaq e lartë shpjegohet edhe me nivelin shumë të lartë të importeve të ushqimeve.
Ndërsa shqiptarët po ushqehen me produkte importi, ekspertët vlerësojnë se të investosh në bujqësi është bërë e vështirë.
Kjo për shkak të rritjes së kostove të lëndëve të para dhe mungesës së subvencioneve.
Pavarësisht se bujqësia mbetet një sektor potencial për ekonominë shqiptare, duke dhënë një kontribut prej 25% në buxhetin e shtetit, mbrapsht nëpërmjet financimeve buxhetore merr shumë pak. Kjo është edhe arsyeja, që sipas ekspertëve, shumë fermerëve po punojnë jashtë vendit./A2 Cnn
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...