Barcelona ka shënuar fitore si mysafir ndaj Galatasaray me rezultat 2-1, duke siguruar kalimin tutje në Ligën e Evropës, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur pa gola.
Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kishin nga një rast, ku fillimisht rrezikoi Bafetimi Gomis për vendasit, ndërsa Frenkie de Jong për mysafirët, por pa sukses.
Turqit kaluan në epërsi në minutën e 28-të, kur Marcao gjuajti me kokë për të shënuar për 1-0.
Por Barcelona nuk vonoi dhe barazoi shifrat Ferran Torres që shënoi pas një asistimi të Pedrit (1-1).
Katalanasit kanë mundur të shkojnë në pushim me epërsi, por Pierre-Emerick Aubameyang nuk ishte i saktë.
Por më të filluar pjesa e dytë, lojtari i njëjtë nuk gaboi për herë të dytë, duke shënuar për 2-1 pas asistimit të De Jong.
Deri në fund vendasit provuan të barazonin, por nuk ia arritën qëllimit.
Me këtë fitore Barcelona kalon në çerekfinale të Ligës së Evropës
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...