Teatri me civilë i bombarduar nga Rusia, vetëm 130 qytetarë të shpëtuar nga 1 300 të strehuar

19:51 | 17 Mars 2022
KRG

Nga 1,300 civilë të strehuar në godinën e Teatrit të Dramës në Mariupol, vetëm 130 janë shpëtuar. Ish-kreu i rajonit të Donetsk-ut, operacioni i shpëtimit në godinën e bombarduar nga rusët nuk po ecën me ritmin e duhur.

Në një intervistë  për një televizion ukrainas Taruta tha se njerëzit po i bëjnë të gjitha vetë, për shkak se nuk ka ekipe shpëtimi mjaftueshëm.

“Miq të mi shkuan që të ndihmonin por për shkak të bombardimeve të vazhdueshme, situata vështirësohet. Njerëzit po e hapin vetë rrugën nga gërmadhat. Nuk ka operacion shpëtimi pasi nuk ka njerëz që mund të shpëtojë civilët nën gërmadha, t’i trajtojnë apo t’i varrosin. Këto shërbime nuk ekzistojnë më.”

Autoritetet në Mariupol kanë deklaruar se nuk është ende e mundur që të vlerësohet numri i saktë i viktimave nga sulmi. Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, ministri i Kulturës në Itali Dario Franceschini  ka bërë të ditur se qeveria italiane është e gatshme që ta rindërtojë teatrin e bombarduar nga rusët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme