Ambasada Amerikane në Prishtinë ka ripërsëritur se ShBA-ja pret angazhim të menjëhershëm në dialogun Kosovë-Serbi të përqendruar në njohje reciproke, duke hedhur kështu poshtë aludimet se lufta në Ukrainë mund ta pezullojë këtë proces.
Një zëdhënës i ambasadës së ShBA-së në Prishtinë tha se pushtimi rus në Ukrainë ka treguar rëndësinë dhe nevojën e punës së ShBA-së dhe partnerëve evropianë për të siguruar integrimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda institucioneve të tyre.
“Lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës vuri në pah edhe një herë rëndësinë dhe nevojën urgjente të punës së Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve tanë evropianë për t’u siguruar që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen plotësisht në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në deklaratën e këtij zëdhënësi dhënë për gazetën online Reporteri.net.
Në deklaratë, Ambasada Amerikane në Prishtinë ripërsërit qëndrimin e ShBA-ve se dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke mes dy shteteve, në mënyrë që pastaj të hapet rrugë për integrimin e tyre në BE, NATO dhe në institucionet tjera ndërkombëtare.
“Shtetet e Bashkuara besojnë se angazhimi i menjëhershëm, i hapur, i sinqertë dhe fleksibil në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja është mënyra më e mirë jo vetëm për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë përmes një marrëveshjeje të përqendruar në njohjen reciproke, por po ashtu që të dyja këto shtete të zënë vendet e tyre të merituara, përkrah fqinjëve në institucionet evropiane dhe euroatlantike”.
“E ardhmja e Kosovës dhe Serbisë shtrihet në brendësi të Evropës”, përfundon deklarata e zëdhënësit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Ndryshe nga kjo deklaratë e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, situatën me dialogun me Serbinë e paraqiti të martën Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai tha se beson se “se situata është më e vështirë sesa dikur”, dhe shtoi se “varet se kur na vije ftesa nga Brukseli”.
“Mirëpo pas invazionit rus në Ukrainë, takimet janë në një situatë tejet më të vështirë sesa vitin e kaluar”, tha kryeministri kosovar në një paraqitje të tij para mediave.
Se dialogu, siç BE parapëlqen ta quaj “për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, po vazhdon të enjten i tha edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...