Presidentja Osmani takoi komandantin e KFOR-it, diskutojnë çështjen e sigurisë në vend

18:52 | 17 Mars 2022
L G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani -Sadriu, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári, me të cilin diskutoi çështjen e sigurisë në vend dhe zhvillimet e fundit në kontinentin evropian pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për punën e KFOR-it dhe kontributin e tyre për paqe dhe siguri.

Ne anën tjetër, komandanti Kajári ritheksoi përkushtimin e trupave të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe paqësor në të gjithë vendin./arbresh.info/

Të ngjashme