Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kërkuar nga Holanda mbështetje për t’u anëtarësuar Kosova në NATO.
Këtë kërkesë, Mehaj ia bëri zëvendës ambasadorit të Holandës në Kosovë, Peter van nder Bloemen, të cilin ai e ka pritur në takim gjatë ditës së sotme.
“Nga Zv. Ambasadori Van der Bloemen kërkova mbështetjen e Holandës, si një ndër vendet themeluese të Aleancës Veriatlantike, në synimin tonë për anëtarësim të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO”, shkruan Mehaj në Facebook.
Ndër të tjera, sipas tij, gjatë takimi është biseduar edhe për zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, si dhe ndikimit të tyre në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...