Bombardime në çdo moment, 90% i Mariupolit është shkatërruar

17:29 | 17 Mars 2022
KRG

Autoritetet në qytetin lindor të Mariupolit kanë thënë se deri në 90% të ndërtesave në qytet janë shkatërruar nga forcat ruse në bombardimet e tyre të përditshme. Qyteti prej ditësh është i rrethuar nga forcat ruse.

Lesia Vasylenko, deputete ukrainase, shkroi në Twitter se qyteti po “shkatërrohet nga qielli” dhe përsëriti thirrjen e Presidentit Volodymyr Zelensky drejtuar vendeve perëndimore për të vendosur një zonë të ndaluar fluturimi mbi vend.

Raporti vjen mes raporteve se ekipet e shpëtimit në qytet po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit e një sulmi në një teatër, ku rreth 1000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë ishin fshehur aty. Ekipet e shpëtimit po punojnë, ndërkohë që  ka bombardime të forta nga forcat ruse në veri të qytetit. /abcnews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme