Tre herë e goditi Jens Stoltenberg tryezën me cekic duke kërkuar që pjesëmarrësit të përqendrohen. Tensioni është i lartë këto mbi sekretarin e përgjithshëm të aleancës, e mbi të gjithë organizatën,të cilën lufta në Ukrainë e ka vendosur përballë presionesh të mëdha.
Aleanca duhet të mendojë veprimet në perspektivën afatgjatë, duke përfshirë dhe rritjen e kapaciteteve të armatimit në tokë, në det dhe në ajër.
Në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtarë, Stoltenberg e pohoi se invazioni brutal” ndaj Ukrainës do të ndryshojë sigurinë në Europë, dhe se pasojat e luftës ruse, do të shtrihen në kohë.
Në këto kushte, u ngritën pyetje: Sa trupa duhet të dislokohen dhe ku?
Çfarë pasjisjesh ushtarake nevojiten? Sa duhet investuar? , thotë DW, por edhe shtrohen dhe pyetje të tjera parimore si psh cfarë mund të bëjë NATO lidhur me mbrojtjen dhe parandalimin? Synimi i saj është vetëm të dislokojë disa trupa apo në rast të një sulmi ndaj një vendi anëtar të mund ta mbrojë vërtetë atë? Tony Lawrence nga Thinktank, International Centre for Defence and Security” në Talin në Estoni, thotë, se NATO deri tani është mjaftuar me trupa të vogla, të përbëra nga ushtri të veçanta të aleancës, por nga sot e tutje gjendja e sigurisë duhet trajtuar me më shumë seriozitet.
Stoltenberg sinjalizoi nga takimi i Brukselit se gjërat do të ndryshojnë dhe se aleanca ndodhet përballë një realiteti të ri, e kjo përfshin armatim më të mirë dhe gatishmëri për mobilizim më të shpejtë, nga njëra anë, nga ana tjetër në det më shumë anije luftarake, në ajër një mbrojtje kundërajrore dhe raketore më e fortë./TCH/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet