Për krizën në PD, gazetarja e Top Channel Elda Menga ka bërë me dije se që prej mbrëmjes së djeshme, në Tiranë ndodhet politiakni Elmar Brook, ish eurodeputeti gjerman i CDU, i cili me kërkesë të David Mecallister është në kryeqytet për të mbledhur informacion.
Ai është takuar me Berishën, Bashën dhe faktorë të rëndësishëm të PD dhe Komisionit të Rithemelimit, por nuk dihet nëse do ketë pas këtyre vizitave një përpjekje për të negociuar krizën në PD.
Ndërkohë sot skadon ultimatumi që një pjesë e deputetëve të grupit parlamentar i kanë vendosur Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen. Kryedemokrati Basha vijon të heshtë dhe duket se është në kërkim të kohës.
Prej orës 10 të mëngjesit ndodhet në selinë e PD dhe nuk ka shkuar në seancën plenare. Ndërkohë ka pasur disa takime të shkurtra mes tij dhe nënkryetarëve Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku, të cilët janë larguar më pas.
Sot ka pasur sërish zëra kritikë, të cilët para seancës i kanë kërkuar dorëheqjen Bashës, por nënkryetarja Grida Duma nuk ka folur më për afate por i ka kërkuar kryedemokratit që të mos zvarrisë procesin pasi deputetët janë në pritje të një përgjigje nga ana e tij.
Basha ka premtuar se do të bëjë një hap pas dhe të gjithë janë në pritje.
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...