Sot, rreth orës 09:30 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar nga qytetarët, nën autorizim të Prokurorisë Themelore dhe me arpovim të Gjykatës Themelore në Ferizaj , ka kryer një kontroll të një shtëpie dhe objekteve përcjellësee në fshatin Greme të Ferizajt.
Policia, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet F.T ( M/K) i moshës 29 vjeçar ka gjetur: një armë zjarri ( pistoletë), një karikator me 9 fishkë, 2 USB , 1 hard disc, 5 pasaporta me emra të ndryshëm dhe dokumetente tjera të cilat më pas, si prova materiale janë konfiskuar.
Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 dhe ndaj tij është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve dhe ‘’Falsifikim i dokumentit ’ për procedura të mëtejme hetimore, me dyshimin e përfshirjes në veprën penale të falsifikimit të domumenteve./arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...