Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Rifat Latifi është takuar sot me Ambasadoren e Emirateve të Bashkuara (me seli në Podgoricë), Nabila Abdelaziz Nasir Saeed Alshamsi, me të cilën biseduan për bashkëpunimin mes dy shteteve në fushën e shëndetësisë.
Ministri Latifi falënderoi Emiratet e Bashkuara dhe personalisht Ambasadoren Alashamsi për kontributin e vazhdueshëm në fushën e shëndetësisë në Kosovë, me theks të veçantë në ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Prishtinë, duke shtuar se fillimi i punës në këtë spital do bëhet në fund të këtij muaji.
Në këtë takim ministri Latifi përmendi se prioritet për të dhe Ministrinë e Shëndetësisë është edhe krijimi i Qendrës së Traumës dhe qendrave tjera të ekselencës (sikurse është ai për transplantimin e veshkës), duke shpresuar kështu në bashkëpunim të vazhdueshëm edhe me Emiratet e Bashkuara si në krijimin e infrastrukturës së nevojshme ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale për këto qendra.
Ambasadorja e Emirateve të Bashkuara, znj. Alshamsi premtoi se Emiratet e Bashkuara do të jenë gjithmonë të gatshme për bashkëpunim në shumë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe shkëmbimin e përvojave mes mjekëve të dyjave vendeve.
Ajo ftoi ministrin Latifi për vizitë në Emiratet e Bashkuara, ku me homologun e tij do t’i shpalosin projektet e përbashkëta. Po ashtu, Ambasadorja Alshamsi theksoi se do të jetë mbështetëse e fuqishme në vazhdimësi e të gjitha ideve dhe projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë./arbresh.info/
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...