Bayern Munchen merr vendim të rëndësishëm për Robert Lewandowskin

13:51 | 17 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Bayern Munchen ka marrë vendim të rëndësishëm për Robert Lewandowskin pasi Oliver Kahn i ka kërkuar agjentit të tij një takim për të diskutuar rinovimin e kontratës së tij.

Kahn është i vetëdijshëm se sulmuesi polak është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër dhe dëshiron ta mbajë atë më gjatë me çdo kusht, megjithatëm vendimi përfundimtar do të bjerë mbi sulmuesin pasi ditët e fundit është raportuar polaku do të ishte i gatshëm të largohej nga skuadra.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, skuadra bavareze do të ishte e gatshme t’i ofronte një kontratë të parefuzueshme për sulmuesin polak.

Gjermanët e kuptojnë se do të jetë shumë e vështirë për të forcuar sulmin e tyre nëse ai përfunon largimin, pasi ai është sulmuesi dhe golashënuesi më i fuqishëm në të gjitha ligat kryesor dhe për këtë arsye ata janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë të re dyvjeçare./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme