Google ADS

Barcelona dhe Real Madrid nuk do të veshin fanellat e vandasit në El Clasicon e së dielës

12:19 | 17 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

El Clasico e mbrëmjes të së dielës do të duket pak më ndryshe sipas Marca-s.

Real Madrid do të jetë i veshur me të zezaq kur të mirëpresë rivalët e tyre të mëdhenj, Barcelonën në Santiago Bernanbeu, ndërsa Blaugranët do të veshin fanellën e tyre, “Senyera”.

Arsyeja e vendimit të Madridit është se është 120-vjetori i herës së parë të veshur me të zeza dhe 20-vjetori I bashkëpuniit të tyre me Yohji Yamamoto dhe Adidas. Barcelona e ka veshur fanellën e saj të Senyera shumë herë këtë sezon si një shprehje krenarie për identitetin e tyre katalanas.

Megjithatë, mënyra se si ata vishen nuk do të ndikojë në performancën e tyre në fushë dhe do të jetë një ndeshje intriguese mes dy skuadrave të cilat po kalojnë formë të shkëlqyer.

Madridi aktualisht është në krye të La Ligë-s, dhjetë pikë më shumë se Sevilla e vendit të dytë. Barcelona po ndjek Sevillan në vendin e tretë, ata janë pesë pikë prapa andaluzianëve me një lojë më pak dhe kanë fituar katër ndeshjet e fundit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme