Jashari: Paga minimale të ngrihet edhe për kategoritë e dala nga lufta

12:06 | 17 Mars 2022
V. S.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka kërkuar që edhe kategoritë e personave të dala nga lufta të përfshihen në ngritjen e pagës minimale.

Sipas tij, kjo ngritje duhet të jetë në shumën rreth 500 euro, në mënyrë që ata të cilët kanë kontribuar për vendin të kenë mundësi të bëjnë një jetë të dinjitetshme.

Ai ka thënë që, nëse nuk ndodh ngritja e pagës minimale do të dalin edhe në protesta për të kërkuar të drejtën e tyre që u takon edhe me ligj./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme