Google ADS

Burri dhe kunati rrahin një grua në Klinë

10:20 | 17 Mars 2022
A. B.

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në familje.

Një grua nga Klina ka raportuar në polici se është rrahur nga burri dhe kunati i saj, thuhet në raportin 24 orësh, shkruan arbresh.info

Sipas saj, kjo gjë ka ndodhur edhe më herët, por e njëjta nuk e ka lajmëruar policinë.

DHUNË NË FAMILJE /Klinë, 15.03.2022 – 14:05. Me 16.03.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se është rrahur nga burri dhe kunati i saj meshkuj kosovar, kjo gjë kishte ndodhur e edhe më herët por viktima nuk ka raportuar rastin. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme